Kapet ‘mat’ me 2 armë zjarri dhe municione luftarake në makinë, pranga të riut në Shkodër

Shkoder

Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur me 2 armë zjarri dhe municione luftarakë në makinë.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Velipojë, Shkodër/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe sende të kundërligjshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”, sekuestrohen 2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 19-vjeçari që u kap në flagrancë nga Policia, duke qarkulluar me 2 armët e zjarrit, në automjet.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipoje, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Baks”, në fshatin Baks, në Velipojë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur  2 armë zjarri (1 pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×