Lacio mposhti me rezultatin 3-1 Interin në “Olimpico” në javën e tretë të Serisë A, duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat skuadrës së Simone Inzagit.
Interi nuk kishte pësur një humbje kaq të hershme në 3 javët e para të kampionatin që nga sezoni 2018/19, kur humbi në ndeshjen debutuese të sezonit nën drejtimin e Spaletit me rezultatin 0-1 kundër Sasuolos
Luis Alberto është lojtari i parë që shënon gol si zëvendësues në ndeshjet ndërmjet Lacios dhe Interit në Serie A që nga Ogeni Onazi, më 8 maj 2013; që atëherë, të 53 golashënuesit e mëpasshëm kanë filluar si titullar.
Sergej Milinkovic-Saviç ka dhënë 13 asistime që nga fillimi i sezonit të kaluar në Serinë A e në vazhdim: asnjë mesfushor nuk ka shërbyer më shumë pasime fituese gjatë kësaj periudhe në 5 ligat më të mira evropiane.
13 Milinkoviç-Saviq
13 Bourigeaud
13 Kimish
Arena e Lajmit
