Shqiptari i Kosovës, Mërgim Vojvoda është rikthyer të luajë me Torinon pas dënimit që e pësoi në fazën përgatitore, duke asistuar në fitoren ndaj Kremonezes.
Anësori në ndeshjen ndaj Lacios ishte në stol, por nuk luajti, ndërsa sot ishte rasti i tij, për të lënë gjurmë. Ai është futur në lojë në pjesën e dytë, duke asistuar te goli i shënuar nga Nemanja Radonjiç në minutën e 65-të për rezultatin0-2. Golin e parë për Torinon e kishte shënuar Nikola Vlasiç në minutën e 17-të të ndeshjes.
Radonjic > Belotti @Nic0_OM 😂😭 https://t.co/suvvzSlOGp
— Momo Sanchez (@DZmomo13) August 27, 2022
Ndërkohë që Kremoneze arriti të shënonte me Leonardo Sernikolën në minutën 80’-të, por vetëm kaq, sepse sfida përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Torinos.
Arena e Lajmit
