Ndeshje e çmendur në Turqi! Plot 3 penallti të humbura në duelin mes Bolusporit dhe Altindorusë, që përfundoi në barazim 1-1.
Fillimisht ishte Ibrahima Balde i Bolusporit që në minutën e 77-të, kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por nuk u tregua i saktë, duke e çuar topin jashtë kuadratit. Ndërkohë në minutën e 90-të, kur ndeshja ishte 1-1, ishte radha e vlonjatet Dejvi Bregu, për të gabuar nga pika e bardhë.
Boluspor – Altınordu maçında tam 3 tane penaltı kaçtı!
❌ 77′ Ibrahima Balde 🔴
❌ 90′ Dejvi Bregu 🔴
❌ 97′ Ahmet İlhan Özek ⚪pic.twitter.com/cFL7tKiqQE— Pirana (@piranaspor) August 27, 2022
Gjuajtja e tij u ndal nga portieri mik. Për t’i vendosur “kapak” kësaj sfide të çmendur, mendoi portieri i Bolusporit, që në minutën e 96-të, i priti penalltinë kapitenit Ozek të Altindorusë. Pra plot 3 penallti të humbura në pak minuta, 2 nga Boluspor dhe 1 nga Altindoru.
Arena e Lajmit
