U kapën të fshehur në çatinë e ‘shtëpisë së barit’, dënohet me nga 18 muaj burg 3 shqiptarët në Angli (EMRAT)

0 Nailsea Cannabis Factory 1jpg

Policia britanike shkatërroi një ‘shtëpi bari’ në  Somerset, ndërsa në pranga ranë 3 shtetas shqiptarë. Këta të fundit ishin fshehur në çatinë e një ‘fermë’ kanabisi.

Tre emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria pranuan se kishin pasur role të vogla në kultivimin e kanabisit, vlera e të cilit mendohet se ka qenë afërsisht 500,000 paund në vit. Shqiptarët, Bledar Bardhi, 32 vjeç, Keli Bicaku, 36 vjeç dhe Gerald Dosku, 26 vjeç, dolën dje para gjykatës së Bristol Croën, ku secili prej tyre u deklarua fajtor.

Gjykatësi William Hart vendosi që të dënojë shqiptarët me nga 18 muaj burg.  “Unë ju konsideroj si të pandehur me rol më të vogël në drejtimin e një fabrike të madhe, komerciale të kanabisit.”, tha ai. Gjykatësi tha se ka të ngjarë që secili prej shqiptarëve të dëbohet nga Mbretëria e Bashkuar pas dënimit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×