Florent Hasani shënoi golin e parë me fanellën e Tiranës në Kategorinë Superiore. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri nëntë pranoi se ishte ende i tronditur nga ajo që ndodhi në fushën e lojës.
“Festova për golin duke qarë për Klevi Qefalinë. Jemi shokuar të gjithë, por Zoti na dha lajmin e mirë që gjendja e Klevit është përmirësuar.
Kur kam marrë në duar e hapa para shokëve dhe tifozëve fanellën e Klevit me nr. 21 ishte e vërtetë se po festonim dyfishimin e rezultatit.
Por e them se unë mezi e kam mbajtur veten. Ishte një situatë e ndërlikuar, që për fatin e mirë, u zgjidh në mënyrën e duhur dhe më të shpejtë nga ndërhyrja e mjekëve.
U them faleminderit atyre për gjithçka bënë. Sa i takon ndeshjes, ne shënuam dy herë dhe fituam pastër. Edhe Egnatia sidomos në pjesën e parë reagoi fort, pas golit të pësuar.
Fituesi nuk gjykohet dhe mendoj se përtej të gjithave, pikët na shërbejnë tani në këtë fillim kampionati.
Edhe një herë e deklaroj golin ia dedikoj Qefalisë. Ai tashmë duket se po e merr veten dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Fitorja jonë në një ndeshje që nuk qe aspak e lehtë, merr edhe më tepër vlera. U gëzova vërtet shumë që shoku ynë tani është më mirë dhe kjo më kënaq më shumë se çdo gjë tjetër.
Tani që ndeshja ka mbaruar dhe situata për Klevin, siç na thanë është tërësisht nën kontroll”, deklaroi për “Panorama Sport” mesfushori me tipare sulmuese Florent Hasani.
Arena e Lajmit
