Andrea Beloti është zyrtarisht lojtari më i ri i Romës. Sulmuesi italian u është bashkuar verdhekuqve si një futbollist i lirë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Zhoze Murinjo. Ajo që ka habitur ka qenë fakti se “Gjeli” ka firmosur një kontratë vetëm 1-vjeçare, por me një opsion për dy vite të tjera, një rinovim automatik i marrëveshjes, në rast se lojtari arrin një numër të caktuar golash.
28-vjeçari është prezantuar dje nga drejtori Pinto dhe do të mbajë veshur bluzën me numrin 11, ndërkohë që debutimi i tij mund të vijë që të martën, në sfidën e “Olimpikos” kundër Monzës. “Ambiciet dhe rritja e Romës është parë qartë nga të gjithë, prandaj ky fakt më shtyu mua që të pranoj ofertën e këtij klubi.
Për mua është një hap i madh në karrierë, sepse dua të vazhdoj të përmirësohem dhe jam i sigurt që kjo fanellë e re do të më ndihmojë për këtë. Tani po pres me padurim që të dëgjoj himnin e Romës nga fusha dhe të luaj për të ndihmuar skuadrën dhe tifozerinë time të re”, ishin fjalët e para të romanistit Beloti.
Arena e Lajmit
