Kasano, shuplakë Interit: Lukaku duhet të zgjjohet, Brozoviç e shoh në vështirësi

Antonio Kasanos nuk po i pëlqen Interi që po sheh në këto javë të para të sezonit. Ish-sulmuesi italian, i cili në karrierë ka luajtur edhe me zikaltërit, ka treguar gjatë një postimi në Instagram se cilat janë ndjesitë që ka krijuar pas humbjes së Interit përballë Lacios.

kasano

“Sa i përket Lacios, unë e kam thënë këndvështrimin tim para fillimit të sezonit. Sipas meje mund të ishte skuadra e paparashikuar në garën për vendin e katërt. Dhe jam gjithnjë e më i bindur pasi ndryshe nga Roma, ka një ide futbolli me shumë perspektivë. Më ka pëlqyer shumë, i ka dhënë një goditje të bujshme Interit. Lacio është skuadra e cila më argëton më shumë pas Atalantës.

Interi kishte mbajtje topi sterile, 0 raste në 45 minuta. Edhe në pjesën e dytë Interi dha pak, do të ketë vështirësi nëse nuk ingranohen 3 ose 4 lojtarë. Kam parë në vështirësi Brozoviç, Lukaku duhet të zgjohet, hyn në formë pas dy apo tre muajsh. Bastoni është shumë i mbivlerësuar dhe po bën dëme. Të shohim gjatë sezonit, gjithsesi Interi do të jetë aty me të tjerët në fund të kampionatit”, ishin fjalët e Kasanos.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×