VIDEO/ Debutim i pafat për Blerim Krasniqin, sulmuesi kavajas humbet penallti në minutat e fundit në derbin e shqiptarëve

Debutim i pafat për Blerim Krasniqin! Sulmuesi kavajas, që së fundmi iu bashkua rumunëve të Miovenit, ditën e sotme humbi një 11-metërsh në duelin ndaj UTA Aradit ku aktivizohet Idi Batha dhe Erjon Hoxhallari.

KRASNIQI

Kjo përballje përfundoi në barazim 1-1, teksa në minutën e 89-të, Krasniqi kishte shansin e artë t’i dhuronte fitoren skuadrës së tij, teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e përplasur topin në shtyllën e majtë pingule.

26-vjeçari i ka hequr mundësi vetes për t’u bërë hero me gol tri pikësh për të tijtë në ndeshjen e parë me fanellën e Miovenit.. Ish-sulmuesi i Skënderbeut apo Teutës la Gjilanin pak javë më parë, për të kaluar në Rumani, teksa në duelin e sotëm u aktivizua nga stoli në startin e pjesës së dytë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×