VIDEO/ Interi rikthehet te suksesi përpara derbit, zikaltërit fitojnë bindshëm ndaj Kremonezes

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat me suksesin në ndeshjen e sotme ku kanë mposhtur Kremonezen me rezultatin 3-1.

3064bd8d1f31892cfbef408a37ba51cao2

Korrea dhe Barela me një super gol siguruan avantazhin e zikaltërve në pjesën e parë, me Lautaro që gjeti dhe të tretin në minutën e 76-të. Okereke gjeti golin e nderit për miqtë në minutën e 90-të me një realizim fantastik që vulosi rezultatin final.

Minuta pati dhe për Kristjan Asllanin, me mesfushorin që u aktivizua në pjesën e dytë në këtë fitore të zikaltërve përpara derbit ndaj Milanit.

Inter-Kremoneze 3-1

Korrea 11′, Barela 37′, Lautaro 76’/ Okereke 90′

RASTET KRYESORE:

90′ Kremoneze gjen golin e nderit me Okereke që finalizon bukur nga distanca.

87′ Calhanoglu provon të gjejë Lautaron në zonë, mbrojtja e miqve largon rrezikon.

76′ Lautaro mbyll llogaritë, shënon të tretin për Interin me një finalizim fantastik.

72′ Zëvendësim te Interi, Inzagi largon Brozoviç dhe aktivizon Kristjan Asllanin.

64′ Tjetër mundësi për Kremonezen, Deseres provon një goditje spektakolare i vetëm me Handanoviç, tentativa e tij përfundon jashtë.

58′ Kremoneze rrezikon përsëri me një goditje potente që përfundon jashtë.

47′ Mundësi e artë për Kremonezen nga një goditje këndi me topin që përfundon fare pranë portës.

37′ Calhanoglu shërben bukur në zonë Barelën , që dërgon topin në rrjetë me një goditje fluturimthi.

20′ Mundësi e artë për Kremonezen dhe Pikel që gjendet i vetëm përballë Handanoviç, por goditja e tij është qendrore dhe ndalet pa problem.

17′ Barela dhe Calhanoglu kombinohen bukur brenda zonës, goditja e turkut përfundon jashtë.

11′ Kundërsulm i shpejt i zikaltërve, me Xhekon që provon goditjen e cila pritet nga portieri dhe më pas dërgohet në rrjet nga Korrea.

2′ Iluzion goli për zikaltërit, goditja e Di Markos përfundon fare pranë portës.

FORMACIONET ZYRTARE:

32423

RENDITJA:

4234244

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×