Atentati me 5 të plagosur dhe 1 viktimë në Tiranë, lokali në “Don Bosko” në emër të mikut të Endrit Dokles. Fation Murati nuk gjendet në banesë, dyshohet se…

Screenshot 2023 03 12 10.51.48 Pm

Tronditet Tirana. Pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë, ndërsa një grua ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në kryqytet.

Mësohet se lokali është në pronësi të Fation Muratit, një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Endrit Doklen.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pas ngjarjes efektivët kanë shkuar në shtëpinë e Muratit, i cili presupozohej se ishte në arrest shtëpiak, por nuk është gjetur aty dhe dyshimet e para janë se është larguar jashtë vendit.

“Deri më tani është konfirmuar një viktimë dhe mes personave të plagosur është një fëmijë i vogël. Pronari i lokalit dyshohet se mund të ketë qenë shënjestër e këtij atentati të rëndë”, tha gazetar Igli Çelmeta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×