13 gola në 14 ndeshjet e fundit, Lautaro Martinez flet para derbit: Duhet të…

Lautaro Martinez po gëzon një formë të mirë me zikaltërit e Interit, teksa ka shënuar 13 gola në 14 ndeshjet e fundit, duke u shndërruar në protagonist absolute. Edhe pse duelin ndaj Kremonezes e nisi nga stoli, argjentinasi, arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 76-të.  

Screenshot-2022-08-30-at-23.34.57-700x325

Direkt pas fitores në “San Siro”, lojtari i Interit, mikrofonat e “DAZN”, duke u shprehur:

“E doja shumë golin sot, por doja edhe tre pikët pas humbjes së pësuar në Romë. Kemi marrë 3 pikë të rëndësishme, e kemi nisur ndeshjen në mënyrën e duhur. Do të kërkojmë të gjithë t’i japim një dorë shokëve. Kemi një trajner që vendos lojtarët që luajnë. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të bëjmë mirë sa herë zgjidhemi.

13 gola në 14 ndeshje? “Do të thotë se po punoj mirë, kam besim, e kur gjerat ecin kaq mirë duhet të përfitosh nga situata. Duhet të bësh mirë.

Derbi do të jetë një ndeshje e bukur për tu luajtur. Ne jemi të përqendruar dhe në rrugën e duhur”, u shpreh Lautaro.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook