Sulmi me armë në Don Bosko/ Po shihnin ndeshjen e futbollit, 4 prej të plagosurve ishin klientë në lokal, ja si paraqitet gjendja e tyre

D11790a1 7186 4e4d A708 9e6c709fd2c6

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin që trondit mbrëmë në zonën e Don Boskos, ku grua u vra dhe u plagosën 5 të tjerë.

Nga breshëria e armëve humbi jetën Mimoza Paja, e cila ishte kameriere dhe banakiere në lokalin në pronësi të Fajton Muratit, një emër i njohur për botën e krimit, ndërsa u plagos xhaxhai i këtij të fundit, Sehat Murati dhe Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Po ashtu e lënduar ka mbetur dhe një 10-vjeçare, e cila është mbesa e viktimës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se personat e plagosur, përveç xhaxhait të Muratit, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e sulmit, të tjerët ishin banorët të zonës, ku ishin ulur dhe po shihnin një ndeshje futbolli mnë lokal.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurve paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrim mjekim te Spitali i Traumës.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×