Iu gjetën 3 kg heroinë dhe para në makinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Francë

Heroine

Një shofer shqiptar u arrestua në Vénissieux të Francës me tre kilogramë heroinë dhe një shumë të madhe parash.

Të premten, më 10 mars, skuadra e krimeve kreu kontrolle në zonën e Vénissieux, ku është kontrolluar edhe 32-vjeçari.

Në automjetin e tij agjentët gjetën 3 kg heroinë dhe 6000 euro cash. Burri u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Sipas informacioneve, shqiptari mund të ketë ardhur nga Holanda apo Belgjika.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×