Edi Rama për rihapjen e basteve: Do të bëhet nga kompani ndërkombëtare që operojnë edhe në BE! Nuk do të lejojmë…

Rihapja e basteve sportive online në vendin tonë do të bëhet nga kompani ndërkombëtare, që operojnë edhe në  vendet e Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në dëgjesën me grupet e interesit, duke dhënë garanci për transparencë.

Collage Maker-31-Aug-2022-09.27-AM

Do ta shikojmë me shumë pozitivitet. Do të vendosim kushte shumë të forta, do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do të bëhet të bëhet me kompani ndërkombëtare. Nuk do lejojmë riciklimin e asnjë lloj gjëje që nuk sjell kulmin e transparencës, kulmin e garancive për lojtarët dhe kulmin e ligjshmërisë. Këto janë të garantuara nga kompani ndërkombëtare të mëdha që operojnë ndërkombëtarisht dhe në BE”, tha kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, kryeministri Rama shpjegoi pse ka ndryshuar mendim për rikthimin e basteve sportive. Ai shpjegoi se ka qenë e pamundur të eliminohej plotësisht vënia e basteve dhe se paratë që fiton krimi i organizuar mund të administrohen nga shteti dhe të investohen për ambientet sportive.

“I kemi dhënë një shumë prej 5 milion Komiteti Olimpik, por Fideli thotë: Po vitin tjetër? Nëse ne i japim çdo vit nga buxheti 5 milion I bie ta heqim nga diku tjetër. E kemi hequr, por arsyetimi bën sens. Pse mos ia heqim nga duart atyre që shumë më tepër se 5 milion i qarkullojnë, nuk paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë të keqen”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×