Marash Kumbulla duket se nuk do të kthehet shumë shpejt në fushat e lojës. Ndonëse klubi I Romës nuk ka dhënë asnjë informacion rreth dëmtimit që e detyroi atë të largohej në pjesën e parë të ndeshjes së të martës në darkë ndaj Monzës, një postim në rrjetet sociale i mbrojtësit lë të kuptohet se kthimi nuk do të jetë shumë i shpejtë.
“Kisha shumë dëshirë për ndeshjen e djeshme… Ishte ndeshja ime e parë si titullar në këtë sezon dhe dëshiroja t’i përgjigjesha ngrohtësisë së “Olimpico”-s. Por fati i keq nuk ishte i të njëjtës ide! Më vjen keq që nuk mund të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme, por ju siguroj që do të kthehem shpejt dhe do të jap maksimumin”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar.
View this post on Instagram
Kështu, mungesa e tij “në ndeshjet e ardhshme” me shumë mundësi do të prishë të gjithë planet e trajnerit Edi Reja, më pak se tre javë nga grumbullimi i përfaqësues shqiptare për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Shqipëria luan kundër Izraelit dhe Islandës në dy ndeshje që duhen fituar me çdo kusht, ndaj mungesa e një lojtari si Kumbulla sigurisht që do të ndjehet.
Arena e Lajmit
