Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në suksesin e skuadrës së Granadës në ndeshjen e kësaj jave në La Liga përball Majorkës së Muriqit.
Sulmuesi shqiptar gjeti golin pak minuta pas aktivizimit si zëvendësues kur në minutën e 78-të të takimit arriti të dërgonte me sukses topin në rrjetë për të realizuar kështu golin e 5-të të sfidës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të Granadës.
Skuadra e Uzunit me këtë sukses ngjitet në vendin e 16-të në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë.
Majorka 2-6 Granada
Sevilla 28’, Railo 58’, Suarez 6’, Eskudero 46’, Puertas 55’, Molina 69’, 90’, Uzuni 78’
-GOLI I UZUNIT
RENDITJA:
Arena e Lajmit
