Luhet klasikja e futbollit shqiptar, por “Air Albania” është për koncerte

Futbolli shqiptar krenohet me futbollin e zyrave, ku reklamohen investimet në infrastrukturë, por futbolli i luajtur është një realitet i hidhur dhe një plagë që mbete e hapur nga sezoni në sezon sa u përket stadiumeve. Pasqyra reale e kësaj situate është ndeshja e javës së tretë, Tirana-Vllaznia ose siç quhet ndryshe klasikja e futbollit shqiptar. Axhenda nuk e përligj aspak epitetin “klasikja e futbollit shqiptar”. Së pari, takimi luhet në ditë jave, e premte, ora 16:00.

Derbi Tirana-Partizani

Axhenda nuk i ndihmon aspak tifozët, kryesisht ata që duan të udhëtojnë nga Shkodra drejt kryeqytetit. Së dyti, “kërcet” stadiumi i përzgjedhur, që mbase mund të jetë me detyrim-përcaktim nga federata. Takimi fillimisht u publiku në faqen e federatës se do të luhej në “Air Albania”, por më vonë u transferua në “Selman Stërmasi”. Stadiumi i dytë i kryeqytetit nuk i plotëson kushtet si stadiumi i ri 80-milionësh, “Air Albania”, për këtë kryendeshje.

E habitshme është se në axhendën e FSHF-së nuk krijohet mundësi që klasikja të luhet në stadiumin e ri, ku spektakli dhe të ardhurat do të ishte më të garantuar, madje edhe vetë federata do të përfitonte taksën e saj. Në “Air Albania” gjendet mundësia për të vënë karrige në fushë dhe ngritur skena gjigante për koncerte, aktivitete partiake apo ndeshje boksi. Por, për ushtrimin e funksionit parësor, futbollit, ndalin “yçklat” e tipit: po mbjellim barin.

Klasikja Tirana-Vllaznia meritonte të luhej në “Air Albania”, aq më shumë që ka kohë për të pritur ndeshjen e radhës të Kombëtares. Fusha e stadiumit “Elbasan Arena” është shembulli i investimit serioz, pasi gjendja e tij u pa edhe në ndeshjen Partizani-Laçi, duke mbetur fusha më e mirë në futbollin shqiptar.

Gjithsesi, jemi mësuar me këto manovra, gjersa jemi familjarizuar që edhe derbet e kryeqytetit të luhet në Elbasan, që këtë vit janë reduktuar me zbritjen e Dinamos në Kategorinë e Parë. Sikur të mos mjaftonte reduktimi i mbulimit gjeografik në Superiore dhe largimit të shumë trofeve, tani po mësohemi edhe me reduktim stadiumesh në elitën e futbollit tonë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×