E ardhmja e Kristiano Ronaldos mbetet ende e gjitha për tu vendosur me sulmuesin portugez që ka si opsionin më të mundshëm një rikthim në Serinë A te Napoli.
Sipas raportimeve nga “Marca” kjo do të jetë pista e vetme ku do të përqendrohet agjenti i portugezit Zhorzh Mendes gjatë ditës së fundit të merkatos ku mbete ende e hapur mundësia e një huazimi të thjeshtë për Ronaldon pa përfshirjen në marrëveshje të sulmuesit Viktor Osimen.
Mendes po punon për këtë marrëveshje me Napolin që ka kërkuar nga Junajtid të paguajë pagën e plotë të Ronaldos gjatë huazimit të tij , hipotezë që për momentinë është përjashtuar nga ana e klubit anglez.
Arena e Lajmit
