E KRYER/ Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lacio, ndërpret kontratën në mënyrë konsensuale me bardhekaltërit

Riza Durmishi është larguar përfundimisht nga Lacio!

RIZA DURMISHI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tij me klubin bardhekaltër, teksa tani do të jetë një lojtar me parametra zero për çdo ekip.

28-vjeçari me origjinë shqiptare, përshëndet kryeqytetin italian pas 4 vitesh, ku erdhi nga Betis në verën e vitit 2018.

Me Lacion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×