ZYRTARE/ Milani blindon mesfushën me një tjetër futbollist belg

Milani ka përforcuar repartin e mesfushës me një tjetër afrim cilësor të perspektivës. Skuadra kuqezi ka zyrtarizuar firmën me Aster Vranks, mesfushorin belg i cili mbërrin nga radhët e Volfsburg për të qenë një armë më shumë për Stefano Piolin në këtë sezon.

39e4bd2269f716e5e5cd67ffa700bc2d-52774-8f9fcb378fe3f1f3896a4dc37a42fb69

Marrëveshja është finalizuar në këtë javë të fundit, ku kuqezinjtë zgjodhën që të orientoheshin drejt emrave të rinj dhe kështu, piketuan Vranks i cili ka bërë mjaft mirë në kampionatin gjerman ku ka veshur fanellën e Volfsburgut.

Mesfushori ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur marrëveshjen me kuqezinjtë të cilët e kanë huazuar kundrejt pagesës së 2 milionë eurove në këtë sezon. Ndërkohë për blerjen e plotë të kartonit të tij në fund të sezonit, kuqezinjtë do të shpenzojnë edhe 12 milion euro të tjera.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×