EKSKLUZIVE/ Një qendërmbrojtës dhe sulmuesi i Nigerisë, zbulohen goditjet që mbyllën merkaton te klubi i Superiores

Klubi i Bylisit ka bërë shumë lëvizje të rëndësishme në hyrje dhe dalje gjatë merkatos së verës, ndërsa e ka mbyllur atë me dy goditje të rëndësishme në mbrojtje dhe në sulm. Ballshiotët si gjithmonë kërkojnë emra të cilët të mund t’i promovojnë e transferojnë në skuadra të tjera dhe me këtë qëllim kanë nënshkruar me një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues në ditën e fundit të transferimeve.

atshimene

“Panorama Sport” ka mësuar se pjesë e Bylisit do të jetë qendërmbrojtësi 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Riste Karakamisev. Pas largimit të Prekës drejt Partizanit, të ballshiotët kërkonin një tjetër futbollist për prapavijën për të plotësuar vendin e lënë bosh dhe kanë siguruar firmën e lojtarit i cili në karrierën e tij ka luajtur vetëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut me skuadra si Skopje, Sileks e Tikvesh.

Ndërkohë, emri tjetër është sulmuesi 21-vjeçar nigerian Çarls Atshimene. Ky i fundit vjen nga kampionati portugez ku ka luajtur me Feirense dhe Leiksoes. Lojtari regjistron edhe një grumbullim me përfaqësuesen e Nigerisë në vitin e kaluar, duke luajtur titullar në miqësoren ndaj Meksikës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×