Klubet shqiptare vazhdojnë të humbasin lojtarë të rëndësishëm me parametra zero. Tirana bëri tri shitje në Ukrainë, por nuk përfitoi asgjë nga transferimi i kapitenit Erion Hoxhallari në Rumani. Laçi gjithashtu nuk përfitoi nga largimi i mesfushorit, Juljan Shehu, në Poloni, si dhe kryegolashënuesit Saliu Guindo në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe Partizani la të lirë titullarë si Stenio Zhunior, Herald Marku dhe Egzon Belica. Ndërsa një rast që konfirmon menaxhimin jo të mirë që u bëhet lojtarëve vendës është ai i Vllaznisë me mesfushorin Ardit Krymi, i cili u transferua në Bjellorusi te Shaktjor Soligorsk. Klubi shkodran nuk përfitoi.
Arena e Lajmit
