Aksident në Elbasan, e moshuara po tentonte të kalonte rrugën, makina me shpejtësi e merr para

Ambulance

Një aksident është regjistruar në Unazën Jugore të Elbasanit gjatë mbrëmjes së sotme, ku është plagosur një e moshuar.

Mësohet se e moshuara ka tentuar që të kalojë rrugën kur është përplasur nga një makinë.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se automjeti që shkaktoi aksidentin ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe për këtë shkak nuk ka mundur ta evitojë përplasjen e të moshuarës. Ndërkaq policia po heton shkaqet që sollën aksidentin, ndërkohë e moshuara është dërguar në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×