Artur Melo nuk është mesfushori i vetëm i Juventusit i cili është nisur drejt Anglisë dhe do të zyrtarizohet si futbollist në Premier Ligë në këtë edicion. Në mënyrë të papritur, në Angli do të përfundojë edhe Denis Zakaria, i cili ishte afruar vetëm në muajin janar nga bardhezinjtë.
Çelsi ka qenë klubi i cili gjatë ditës së sotme, pasi pa të dështonin disa tentativa transferimesh të tjera, ktheu sytë nga futbollisti të cilin Tomas Tuhel e njeh nga vitet e tij si trajner në futbollin gjerman. Klubi anglez ka gjetur shpejt akordin me futbollistin dhe ky i fundit gjatë pasdites së sotme kreu vizitat mjekësore në një klinikë në Torino.
Here’s Denis Zakaria on his first night as Chelsea player, right after medical tests completed in Turin. He will sign the contract in the next minutes. 🚨🔵 #CFC #DeadlineDay
…here we go confirmed!@romeoagresti 🎥 pic.twitter.com/cn73Ck1ls0
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2022
Ai do të huazohet në këtë edicion te Çelsi me të drejtën e transferimit përfundimtar kundrejt një pagese, me detajet e pagesës që mbeten për t’u specifikuar. Kështu, Alegri i jep lamtumirën një tjetër lojtari të panevojshëm në një repart që u përforcua së fundmi me Paredes.
Arena e Lajmit
