Prova gjenerale sot për Milanin dhe Stefano Piolin. Nën lupën e trajnerit janë Divok Origi dhe Anter Rebiç. Dyshja është në garë me kohën për të qenë e grumbulluar për takimin e nesërm në orën 18:00.
Sidoqoftë, titullari i sulmit do të jetë ndëshkuesi i derbit, Olivie Zhiru, që me dopjetën e tij, futi ekipin në binarët e titullit në vitin e kaluar. A
snjë dilemë për rolet e tjera, ku Mesiasi do të rikthehet në të djathtë e Leao në të majtë, me De Ketelaren si fantazist.
Benaser e Tonaliri formojnë digën e mesit të fushës, teksa prapavija ndaj Interit do të jetë ajo klasikja, e përbërë nga Hernandez, Tomori, Kalulu dhe Kalabria, që rikthehet pasi pushoi kundër Sasuolos. Në portë, si gjithmonë, Majk Menja.
Nga ana tjetër, Simone Inzagi gjithashtu po përgatit strategjitë e tij për të përballuar në mënyrën më të mirë kuqezinjtë.
Pa dyshim që me kureshtje priten zgjedhjet e trajnerit për formacionin që do të hedhë në fushë, për më tepër pasi vendimet e fundit kanë ngjallur jo pak dyshime, por shumëçka do të vendoset edhe nga gjendja e lojtarëve.
Lukaku është i vetmi i padisponueshëm dhe rikthimi në grup i Korreas e bën argjentinasin të jetë në balotazh me Xhekon për një fanellë titullari krah Lautaros, por ai që shqetëson është Bastoni, që dje nuk ka qenë në maksimumin e tij dhe që mund t’i lërë vendin Dimarkos në të majtë të mbrojtjes.
Arena e Lajmit
