Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, ja kur do e shqyrtojë apeli i GJKKO ankimimin e familjarëve të tij

Ervis Martinaj

Apeli i Posaçëm shqyrton këtë të hënë, ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.

Kujtojmë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur nga familjarët verën e vitit që lamë pas, duke pretenduar se nuk kishin më asnjë kontakt me të.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria po hetojnë rreth zhdukjes së tij, ndërsa ende nuk ka gjurmë të Martinajt.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×