Evertoni ka fituar vetëm 1 nga 23 ndeshjet e fundit në Premier Ligë përballë Liverpulit, 2-0 në “Anfield” shkurtin e 2021-shit.
Në duelin në “Goodison Park” mbizotëron barazimi. Liverpuli nuk mundet aty në 11 sfidat e fundit (3 fitore, 8 barazime), që prej disfatës 2-0 në tetor 2010.
Por “Reds”-at mund të fitojnë sot dy ndeshje radhazi në “Goodison Park” për herë të parë që prej serisë së 3 sukseseve radhazi arritur nga 2007-’09.
Derbi i Mersejsajdit ka parë 22 kartonë të kuq vetëm në epokën e Premier Ligës, sa asnjë ndeshje tjetër.
Arena e Lajmit
