Një situatë e Çmendur ka ndodhur në një shkollë fillore në qytetin e Salernos në Itali.
Një mësues i një shkolle fillore të këtij qyteti është filmuar duke mësuar nxënësit e tij të luten për fitoren e skuadrës së qytetit, Salernitana.
Videoja është publikuar nga “Corriere dello Sport”, me çështjen që ka ngritur dhe vëmendjen e drejtorive arsimore të vendit, të cilat kanë nisur një hetim për mësuesin.
Lutja duket të ketë funksionuar sepse Salernitana aktualisht ka dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe duket se po shkon drejt qëndrimit në Serinë A.
Arena e Lajmit
