Mësymja te “Prestige”/ “Si futesh në shtëpinë time, kush të solli?”, punonjësi që hapi derën paligjshmërisht bëhet agresiv, hedh mikrofonin e një prej mediave. I vjen në ndihmë policia

Prestige Resort [unonjesi Me Kapuc

Është hapur në mënyrë të paligjshme edhe një tjetër derë e godinës 3 të “Prestige Restort”, përmes kaçavidave dhe trapanëve, nga dy të rinj me kapuçë.

Pasi punonjësit që janë marrë për të hapur derën janë larguar, përfaqësuesi i kompanisë së “Hysenbelliu Group”, e ka ndaluar atë dhe i ka kërkuar të tregojë se kush është dhe se kush e ka sjellë aty.

I riu ka thënë vetëm se “më morën”, ndërsa më pas është bërë agresiv duke hedhur edhe mikrofonin e gazetarit. Pas kësaj ka ndërhyrë policia dhe e ka shoqëruar duke e larguar.

Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group” tha: Ai ishte përfaqësuesi i shoqërisë që nuk kishte asnjë informacion, dhe policia nuk lejon ta identifikojmë. Të gjithë do mbajnë përgjegjësi, penale dhe civile, për të gjithë ata që janë bërë palë e të gjithë kësaj. Ne nuk  na lejojnë të futemi brenda. Çdo dëm do u faturohet atyre. Kush do mbajnë përgjegjësi për dhunimin e derës? Policia e mori në mbrojtje. Kemi që në mëngjes që po marrim ne telefon policinë për të bërë një denoncim për këtë që po ndodh, dhe askush nuk përgjigjet.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×