Luhet në 3 ditë, përcaktohet axhenda e javës së katërt të Superiore/ Ja të gjitha duelet dhe oraret

“Abissnet Superiore”, do të rikthehet në fushë ditën e premte! Sipas kalendarit, ndeshjet e javës së katërt do të luhet të ndara të tre ditë dhe do të nisin më 9 shtator me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45.

superiore

Të shtunën e 10 shtatorit do të luhen dy ndeshjet e radhës, që janë planifikuar të startojnë që të dyja në orën 17:00, me Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ndërsa Egnatia-Vllaznia zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës.

Java e katërt mbyllet të dielën me dy ndeshjet e datës 11 shtator, më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në orën 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

 Java 4

Ndeshja               Data       Ora         Vendi

Teuta-Kukësi     09/09/2022         17:45     Durrës

Kastrioti-Tirana 10/09/2022         15:00     Kamëz

Egnatia-Vllaznia 10/09/2022        15:00     Rrogozhinë

Laçi-Bylis              11/09/2022         15:00     Laç

Partizani-Erzeni  11/09/2022          17:45     Elbasan

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×