Trajneri i Empolit “kërcënon” Bajramin: Nuk ka më alibi, tani duhet të flasë fusha

Merkato e verës është mbyllur pa transferimin e diskutuar gjatë të Nedim Bajramit, i cili në fakt gjatë këtyre javëve të para të sezonit nuk është shfaqur në nivelet e pritshme, ndoshta i ndikuar edhe nga zërat. Fiorentina e Sasuolo nuk bënë lëvizjen e duhur për të, ndaj lojtari do të vazhdojë të qëndrojë te Empoli.

nedim-bajrami-empoli-1634131704-72757

Një skuadër ku tashmë kërkojnë që Bajrami të jetë në nivelet maksimale sa më parë, siç shpjegoi trajneri Paolo Zaneti para ndeshjes ndaj Salernitanës.

“Nuk është e thënë që të luajë titullar, pasi është edhe Pjaca. Mund të ndodhë që njëri ta nisë si titullar dhe tjetri të hyjë më pas. Do të mungojë edhe Destro, jemi mangët dhe duhet të bëjmë disa vlerësime.

Nga Bajrami pres shumë,, ose më saktësisht atë që kemi vlerësuar në shumë momente. Mbaruan diskutimet, nuk ka më alibi dhe duhet të flasë fusha”, theksoi trajneri i toskanëve me një paralajmërim të qartë për lojtarin e përfaqësueses shqiptare.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×