Mungesa e Romelu Lukakut ka filluar të ndjehet te Interi dhe sulmuesi tani po bën maksimumin që të kthehet sa më parë në fushën e lojës. Edhe zikaltrit duan ta kenë sa më parë në radhët e tyre ndaj i kanë dhënë leje sulmuesit që të kthehet në Belgjikë.
Futbollisti nuk do të shkojë atje për të pushuar, por për t’u konsultuar edhe me stafin e përfaqësueses së Belgjikës, e cila e do sa më parë në formë duke menduar Botërorin e fundvitit. Stafet mjekësore të dy skuadrave kanë rënë dakord dhe Lukaku është nisur drejt Belgjikës për të vazhduar atje fazën e riaftësimit pas dëmtimit muskulor që pësoi para ndeshjes me Kremonezen.
Te zikaltrit janë të ndërgjegjshëm që Lukaku ka pak shanse që të kthehet në fushën e lojës para pauzës për ndeshjet e kombëtares. Gjithsesi, ata duan që futbollisti të mos ketë probleme të mëtejshme me këtë dëmtim dhe për këtë arsye, janë dakord që ai të ndiqet me kujdes nga stafi i kombëtares.
Arena e Lajmit
