VIDEO/ Shqiptari i Kosovës i dhuron fitoren skuadrës së Superligës turke

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Kasimpasha, në triumfin 0-2 ndaj Antaliaspor, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

HADERGJONAJ FESTA

Futbollisti 28-vjeçar, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4-t shtesë të pjesë së parë. Një gol ky që i hapi rrugën fitores së dytë në kampionat për Kasimpashan. Ky ishte goli i parë për këtë sezon për Hadërgjonaj dhe i pesti në total me fanellën e skuadrës turke.

Vlen të theksohet fakti se këtë sezon te Kasmpasha aktivizohet dhe shqiptari tjetër i Kosovës, mesfushori Celina.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×