Inceneratori i Fierit/ Gjykata tërhiqet për vendimin. Për zv.presidentin e FSHF, Arben Dervishaj bien akuzat për korrupsion

Arben Dervishaj

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik.

Ndërkohë bien akuzat për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit Arben Dervishaj.

Po kështu gjykata rrëzoi kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre dhe pritet vendimi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×