VIDEO/ Kampionët e Ballkanit të pandalshëm, likuidojnë edhe Prishtinën e Munishit

Ballkani i Ilir Dajës, vijon të bëjë “ligjin” në futbollin kosovar. Kampionët në fuqi të Superligës, mposhtën mbrëmjen e sotme Prishtinën e Ismet Munishit, me rezultatin 0-1, në sfidën e zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Goli i Rrahmanit në shtesat e pjesës së parë, i dhuroi fitoren e tretë radhazi suharekasve, që vijojnë serinë e rezultateve pozitive.

ballkani

Thirrjet e shumta për të ndihmuar ekipin në tribuna nuk bënë punë për Ismet Munishin dhe lojtarët e tij. Teksa vlen të theksohet se ende pa filluar loja pati përleshje, ku tifozët vendas sulmuan ata mysafir në tribuna.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×