Entoni ka bërë debutim ëndrrash në “Teatrin e Ëndrrave” me fanellën e Mançester Junajtid!
Sulmuesi 100 milionë euro ka realizuar një supergol në ndeshjen e fituar nga “Djajtë e Kuq” ndaj Arsenalit me rezultatin 3-1, teksa me një aksion model ka lënë shenjën e parë me fanellën e skuadrës nga Mançesteri.
Menjëherë pas golit të shënuar nga braziliani, Kristiano Ronaldo e ka duartrokitur dhe Entoni ka festuar si i çmendur duke puthur stemën e Mançester Junajtid.
22-vjeçari u transferua në këtë sesion të merkatos verore nga Ajaksi për një shifër stratosferike, 100 milionë euro.
– Arena e Lajmit
