Prishtina është “pa frena” në merkato!
Bardheblutë nga kryeqyteti pas Egzon Belicës, janë shumë pranë firmës me ish-bomberin e Laçit, Kirian Nuabueze.
Sulmuesi amerikan është aktualisht pa skuadër, pas përfundimit të marrëveshjes që kishte me ekipin nga Malajzia, Kuala Lumpur.
29-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Laçit në Superiore teksa e mbajti veshur atë për dy sezone, në 2019/2020 dhe 2020/2021.
Sulmuesi amerikan u shpall gjithashtu “Këpuca e Artë” e Kategorisë Superiore në sezonin 2019/2020 teksa në 23 ndeshje realizoi 23 gola me Laçin.
Më parë Nuabueze ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Dritës, Pobedës, ND Goricës, Shirak Giumri, Ararat Jerevanit dhe FC Tulsas.
– Arena e Lajmit
