Historia ka njohur shumë raste ku tifozët janë përjashtuar nga mundësia për të ndjekur ndeshjet e futbollit në stadium, ku në të gjitha këto raste personat e dënuar kanë qenë meshkuj, por duket se tashme radha ka kaluar te femrat, me 23-vjeçare britanike Abi Rei që pritet të marrë dënimin në ditët e ardhshme.
Abi hodhi një flakadan në drejtim të gjyqtarit në sfidën mes Tranmere Rovers dhe Forest Gren i cili përfundoi shumë pranë kryesorit, por fatmirësisht pa e goditur atë.
Episodi u pikas nga rojet e sigurisë të cilët e shoqëruan 23-vjeçare jashtë ambienteve të stadiumit dhe ngritën akuza ligjore ndaj saj, me Abi që pritet të dënohet me një përjashtim nga mundësia për të ndjekur ndeshjet e futbollit nga stadiumet, duke u bërë femra e parë në histori që do të marrë këtë lloj dënimi.
Arena e Lajmit
