Rino Gatuzo ka një mënyrë të veçantë drejtimi në fushën e lojës, por edhe kur flet në konferencat para gazetarëve. Trajneri italian është shumë i sinqertë në mënyrën se si shprehet dhe bëhet protagonist me batutat e tij. Kështu ka ndodhur edhe pas ndeshjes mes Valencias dhe Getafes.
Skuadra e tij fitoi 5-1 dhe gjithçka filloi me një supergol të kapitenit Toni Lato, i cili lëshoi një goditje mjeshtërore nga e majta duke i dhënë avantazhin skuadrës.
“Ai është një djalë i pabesueshëm, me një përulësi… Unë mendoj që vajza ime është shumë e re, është 18-vjecare. Por mendoj se burri ideal… i uroj vajzës time një djalë si Toni dhe kjo është e vërteta, për cilësinë e njeriut për të cilin po flasim”, ishte komenti i Gatuzos në konferencë për shtyp, duke vlerësuar jo vetëm aftësitë futbollistike të kapitenit të tij.
Arena e Lajmit
