Situata në mesfushë kushtëzon Klopin, te Liverpuli bëhet gati debutimi i…

Nabi Keita dhe Aleks Okslejd-Çembërlein janë lënë jashtë skuadrës së Champions-it nga Jyrgen Klop. Dy mesfushorët kanë humbur nisjen e sezonit të ri për shkak dëmtimi, ndërsa lënia jashtë e mesfushorit afrikan mund të jetë tregues se diagnoza e dëmtimit të tij mund të jetë më e rëndë nga sa ishte parashikuar.

artur melo

Futbollisti nga Guinea pësoi një dëmtim muskulor gjatë fazës përgatitore. Në vend të tyre, tekniku gjerman ka grumbulluar Artur Melon, transferimin e ditës së fundit të merkatos dhe Stefan Bajçetiçin.

Mesfushori brazilian i huazuar nga Juventusi pritet që të debutojë në ndeshjen e parë të Champions-it kundër Napolit të mërkurën, pasi nuk e bëri dot ndaj Evertonit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×