Bavarezët u përpoqën ta transferonin, flet babai i Haland: E kuptoj Bajernin pse nuk e pranon

Babai i Erling Halandit, Alf-Inge, ka pranuar interesin e Bajernit të Mynihut gjatë dokumentarit “Haland: Vendimi i madh”, për ta transferuar sulmuesin norvegjez në “Allianz Arena” nga Borusia e Dortmundit përpara Mançester Sitit.

1231

Dhe tha se e kupton përse ata e mohojnë diçka të tillë, sepse donin të mbronin veten dhe interesat e tyre.

“Ata treguan interes, e bënë. E kuptoj që ata duan të mbrojnë veten. Nëse ai nuk do të transferohet atje, atëherë ata do të thonë se ‘ai nuk ishte kurrë në axhendën tonë, ne e kemi sulmuesin më të mirë’”, tregon ish-futbollisti i Mançester Sitit për operacionin që nuk u mbyll dot me sukses brenda Bundesligës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×