Rasti Preka dhe stoli për Antoni, paradoksi me skuadrën e Bylisit ndaj Partizanit

Imagjinoni t’i shisni kundërshtarit të radhës mbrojtësin lider të ekipit pak ditë para përballjes dhe më pas të mbani në stol sulmuesin më të mirë të ekipit. Këtë e bëri Bylisi dje ndaj Partizanit.

bandicam 2022-09-04 15-17-57-316

Ballshiotët u shitën të kuqve në ditën e fundit të merkatos Marçelino Prekën, i cili qëndroi në stol dje dhe duke mos mjaftuar kjo, mbajtën në pankinë Antoni Bejin, sulmuesin më të spikatur të skuadrës. Trajneri Bellai, pas ndeshjes u shpreh se ishte një zgjedhje e tij, por preku tërthorazi edhe çështjen e strategjisë me kontratat, ku Bylisi kërkon të rinovojë me të gjithë të spikaturit për mbi tri vite.

Gazeta ka arritur të mësojë se Beji ishte në stol për zgjedhje të klubit dhe jo trajnerit. Pushimi i djeshëm është një lloj presioni për të, që nëse nuk rinovon kontratën, do të duhet të shohë ndeshjet ulur. Mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë akordin. Aleksandër Trumci, Stivian Janku dhe Xhoel Macolli rinovuan së fundmi kontratat për tri vite.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×