Supersfida ndaj PSG-së, Bonuçi: Të ndezim zjarrin juventin, mjaft më kemi gabuar!

“Në Paris shkojmë për t’u ndeshur në mënyrën më agresive, pasi edhe këtë sezon e kemi nisur me disa oshilancione, por mendoj se ndeshje si këto përgatiten vetë, nuk ka nevojë për motivime të mëdha.

BONUCI

I vetmi problem është që ne të rindezim zjarrin juventin brenda vetes dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë në vazhdim”.

Fjalë të forta, siç i takojnë një kapiteni si Leonardo Bonuçi, i cili pasi ka lënë prapa dëmtimin, sot në mbrëmje do të rikthehet titullar kundër PSG-së në transfertë.

Mbrojtësi sigurisht që qan edhe mungesat e shumta, por u kërkon të gjithëve që të kuptojë se për cilin klub luajnë.

“E di që kanë ardhur shumë lojtarë të rinj këtë verë dhe është normale që të nevojitet pak kohë për t’u kompaktuar.

Por te Juventusi nuk ka shumë kohë për të humbur dhe mjaft kemi gabuar deri tani. Duhet të rigjejmë ADN-në fituese, atë që e karakterizon këtë fanellë dhe të gjithë duhet ta kuptojnë mirë këtë.

Sigurisht, të mos kesh në dispozicion lojtarë si Di Maria apo edhe Pogba, dy yje të futbollit botëror, është një humbje jo e vogël. Por siç e thashë, do të shkojmë në Paris për të bërë një ndeshje agresive.

Unë jam kapiteni i Juventusit dhe për nga përgjegjësia që kam, duhet të jem shembulli dhe ai që duhet të ngrejë edhe zërin se ka ardhur koha të kthejmë ekipin tonë aty ku i takon”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×