Është mbyllur në barazim 1-1 dueli mes Salcburgut dhe Milanit i vlefshëm për Grupin E të Ligës së Kampionëve. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Okafor në minutën e 28-të, teksa Selmekers, vendosi baraspeshën në minutën e 40-të. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola. Teksa në sekondat e fundit, kuqezinjtë e Piolit “flirtuan” me fitoren. Një gjuajtje e Leaos, u devijua nga futbollistët e skuadrës austriake dhe përfundoi në shtyllë.
Ndërkohë në sfidën tjetër të grupit E ku bën pjesë Salcburg dhe Milanit, u regjistrua një rezultat surprizë, teksa Dinamo e Zagrebit mposhti në orën 18:45 Çelsin me rezultatin 1-0.
FT: SALCBURG – MILAN 1-1
Okafor 28’/ Selmekers 40′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet dueli!
90+4′ Shtylla i mohon golin Leaos! Milani “flirton” me fitoren! Kuqezinjtë të pafat!
90+2′ Origi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.
90+1′ Orixhi kishte shansin ideal për të vulosur sfidën, por nuk koordinohet siç duhet brenda zonës! Tentativa e tij shkon në duart e portierit.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
89′ Brahim Diaz është i ndëshkuari i radhë, mesfushori shkakton faull taktik në mesfushë.
85′ Pranë golit Salcburg me Sheshko, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
75′ Milani provon të rrezikojë me Pobegën dhe Origin, por mungon saktësia para portës!
68′ Gourna-Douath është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë!
62′ Seivald provon të surprizojë portierin Menja nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga portieri i kuqezinjve.
57′ Tre zëvendësime te Milani, largohen Zhiru, Benaser dhe Kalabria në fushë Orixhi, Pobega dhe Dest.
53′ Shpëton për mrekulli porta e Milanit, Beranrdo shpërdoron një rast të artë me portën e boshatisur.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
44′ Kapiteni Kalabria është i ndëshkuari i radhë te kuqezinjtë e Milanit.
42′ Zëvendësim i detyruar te Salcburg, largohet Solet i dëmtuar, vendin e tij e merr Bernardo.
40′ GOOOL MILANI 1-1/ Rikthehen ekulibrat! Pas një aksioni model, belgu Selmekers, tund rrjetën! Futbollisti nuk fal me të majtën pas asistit të Leaos!
Goal ⚽️ Salzburg 1-1 AC Milan
Saelemaekers with the leveler as he composed himself and rip the net off pic.twitter.com/nUXXMVBkGZ
— FOOTY HUB (@FootyHub12) September 6, 2022
38′ Tomori është i ndëshkuari i radhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Okafor.
32′ Milani kërkon të kundërpërgjigjet me Leaon, por sulmuesi nuk përfiton dot! Mbrojtësit vendasit kontrollojnë gjithçka.
28′ GOOOL SALCBURG 1-0/ Shtangen kampionët e Italisë! Vendasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesit Okafor. Pas një gabimi të Benaser, autori i golit tribloi mjeshtërisht Kalulun, duke i dhuruar avantazhin austriakëve!
17′ Kapaldo është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë i sfidës. Futbollisti i Salcburgut ndërhyn në mënyrë të gabuar në afërsi të zonës.
15′ Minuta të kënaqshme, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit, vendasit e Salcburg shfaqen më kërkues.
7′ Milani fiton goditjen e parë nga këndi, topi shkon te Kalabria, që provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat! Provon edhe Zhiru, po sulmuesi francez tregohet egoist, duke mos pasuar për Leaon.
1′ Vendasit e nisnim menjëherë në sulm sfidën, duke kërcënuar ndjeshëm portën e Menja!
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit
VIDEO/ Broja debuton me humbje në Champions, Çelsi zhgënjen përballë Dinamos së Zagrebit. Fiton Dortmundi
