Ndër më të mirët për Milanin, Sandro Tonali, shpreh keqardhje për barazimin ndaj Salcbugut.

“E dinim se do të luanim kundër një ekipi të shpejtë dhe ndeshja ishte e ashpër. Ndërlikime pati gjatë gjithë kohës.
Ata ndoshta nuk krijuan shumë, por ishin të rrezikshëm sa herë i afroheshin portës. Duke ruajtur hapësirat, nuk arritëm të propozonim futbollin tonë më të mirë”, deklaroi mesfushori i “Djallit”.
Nuk ka justifikime, por skuadra duhet të vazhdojë të shohë përpara.
“Jemi një skuadër e mirë, sidomos kur na kërkohet të reagojmë. Edhe sot e treguam se mund të kërcënojmë këdo.
Do të kishte qenë më mirë të kishim dalë me tri pikë, por vështirësitë janë më të mëdha kur luhet çdo tri ditë”, deklaroi numri 8 kuqezi.
Arena e Lajmit
and then