Troisi nis zyrtarisht punën me vlonjatët, mësohet kur do të prezantohet si trajneri i ri i Flamurtarit

Nuk ka më dyshime, Marcelo Troisi është trajneri i ri i Flamurtarit.

Marcelotroisi

Nëse të hënën erdhi në Vlorë, të martën veshi “tutat”. Braziliani zhvilloi seancën e parë stërvitore, e cila startoi në orën 15:00 në fushën sportive në Pyllin e Sodës.

Si ndihmës kishte zëvendëstrajnerin e ekipit U-19, Gerald Balla, të caktuar prej klubit. Gazeta mëson se bashkë me Dritan Resulin ka dhënë dorëheqjen edhe ndihmësi i tij Renald Muka.

Pritet emërimi i një ndihmësi të ri, që me shumë mundësi Troisi do ta zgjedhë vetë.

Klubi konfirmon se do të vazhdojë si përgatitës i portierëve, Erion Dinaj, i cili do të punojë edhe me brazilianin.

Në seancën e djeshme stërvitore ka qenë edhe drejtori teknik i klubit, Alfred Ferko, që është parë shpesh të diskutojë me trajneri e ri për gjendjen e lojtarëve dhe rreth stërvitjes.

Prezantimi i “timonierit” të ri të kuqezinjve është vonuar, pasi pritet që të kthehet nga Turqia e administratorit Sinan Idrizi. Kësaj radhe braziliani ka ardhur pa shumë zhurmë në Vlorë dhe në mënyrë të beftë.

Në këto kushte pritet edhe një takim zyrtar kokë më kokë me kreun e klubit, për të vendosur pikat mbi “i” për këtë bashkëpunim.

Këtu u referohemi jo vetëm termave të kontratës, por edhe për përcaktimin e objektivit final. Ky i fundit nuk ndryshon, pasi Flamurtari e ka vendosur qysh në krye të herës që kërkon ngjitjen në Superiore.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×