Rruga Thumanë-Kashar/ “Dallëndyshe Bici ka 1 javë kohë!”, protesta e Bërxullës zhvendoset te Hipoteka, banorët thirrje: Na verifikoni titujt e pronësisë, ose s’do…

Banoret E Berxulles

Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur protestën e tyre para Hipotekës, ndërsa kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Njerëzi ata janë shprehur kundër qëndrimit të institucioneve, ndërsa kërkojnë verifikim të titujve të tyre të pronësisë.

“Prej disa kohësh titujt e pronësisë tona qëndrojnë në sirtarë dhe nuk na i japin. Më vjen një përgjigje dhe ku thuhet; se ju nuk mund ta merrni pronësinë, pasi shtëpia nuk ka çati. I bëj thirrje drejtorit të ri të Hipotekës, dhe zonjës Dallëndyshe që të vihen në lëvizje. Që të zhvillohet rruga pa na dhënë neve titujt e certifikatës së pronësisë, s’do bëhet. Ne rrugën nuk do e lëmë të zhvillohet, sikur të na zhdukin të gjithëve. Po na soset durimi. Mirë që nuk kanë marrë asnjë masë për të nisur dëmshpërblimet e banesave, dhe të akomodoheshin diku, por s’kemi as titujt e pronësisë. Për ne ka kosto të madhe, është dhe dëm ekonomik. Po t’i punojmë tokat, nesër do vijnë ta na i prishin. Se dimë se ku do të përfundojmë nesër. Afati ynë është deri të martën. Dallëndyshe Bicit i japim 1 javë kohë.”, tha një prej banorëve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×