Manovra të rrezikshme në rrugë, pranga shoferit. Gjobitet dhe i hiqet patenta 25-vjeçarit në Tiranë

Tirane

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 25-vjeçarin B.,K pasi u ka duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është ndëshkuar me 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

NJOFTIMI:

Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Gjithashtu, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pas denoncimit nga qytetarët se drejtuesi i një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë, drejtuesit i automjetit, shtetasi B. K., ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore, dhe për këtë arsye i është nënshtruar testimit me aparatin drogë-testues AquilaScan. Pas testimit, 25-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 25 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, për këtë shtetas u vendos masa administrative 60 000 lekë të rinj dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×