“Jemi me këmbë në tokë, nuk po mendojmë për titullin”, Cara: Do të bëjë çmos vetëm për Partizanin

Partizani po kalon një formë të mirë, duke marrë 9 pikë në tre ndeshjet e para dhe do të synojë të marrë maksimumin dhe në sfidën e radhës përballë Erzenit. Në një konferencë për mediat, sulmuesi i “Demave”, Tedi Cara, u shpreh se skuadra është me këmbë në tokë dhe se do të bëjë çmos për të marrë maksimumin në çdo ndeshje.

TEDI CARA

Ishte i mërzitur vërtet Kolela me lojën? – Ajo është një zgjedhje e trajnerit. Ne e kishim përgatitur në bazë të asaj çfarë tha trajneri. Ne duhet të vraponim më shumë. Ajo është një fushë që s’të lejon të luash mirë me topin. Ndoshta kemi zhgënjyer pak, por më e rëndësishme janë tre pikët të marra atje.

Euforia në skuadër? – Kemi punuar dhe jemi me këmbë në tokë. Kemi menduar për tre pikët dhe kemi marrë tre pikët. Nuk kemin menduar për titullin sepse është ende herët dhe çdo ndeshje do të marrim maksimumin.

Erzeni? – Do ta vlerësoja maksimalisht Erzenin. Në këto dy vite kemi lënë pikë me këto ekipe që duken të lehta në letër, por që janë të vështira në fushë. Me Erzenin do ta vlerësojmë maksimalisht sepse është një skuadër e fortë në fushë. Janë kthyer pas 19 vitesh në Superiore, kështu që dhe ata do të japin maksimumin ndaj Partizanit.

Mendon se do të vijojë ecuria? – Mendoj se po. Kemi lojtarë të mirë këtë sezon. Kemi lojtarë të mirë, rrimë të bashkuar. Ka një kimi mes të gjithëve. Na ka ecur mirë deri tani dhe mendoj se do të vazhdojmë kështu.

Forma optimale? – Pas dy javësh do e shihni më mirë Partizanin. Trajneri na ka futur ide të mira dhe me kalimin e kohës do të mësojmë dhe më shumë. Dhe me marrjen e pikëve të jep një qetësi. Do të përmirësohemi dhe më tepër.

Keni punuar individualisht? – Është e vërtetë që nuk e kam nisur siç duhet, por kam kontribuar për Partizanin. Sa herë të më jepet mundësia do të kontribuojë për Partizanin. Normal aspekti individualisht është të jem titullar. Vjet kam qenë titullar dhe kam shënuar gola. edhe këtë vit pres të jem titullar dhe sa herë të më jepet mundësia unë do të jap maksimumin. Për sa i përket minutave është zgjedhje e trajnerit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×